Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, në natën finale i dhuroi familjes Alqeni nga fshati Malvilëz një banesë në Tiranë. Shqiptarët grumbulluan paratë ku vetëm 20 milionë lekë të vjetra u dhuruan nga një mik i Sidrit Bejlerit, që nuk dëshiron të identifikohet. Në kohë rekord shtëpia e familjes u ble, u mobilua në mënyrë që Asllani i sëmurë të ketë pranë spitalit ku kurohet.

https://www.youtube.com/watch?v=QsO7v0nxjMg&feature=youtu.be

Kujtojmë se një javë më parë Elvis Naçi udhëtoi në fshatin Malvilëz. Një fshat i largët i Tiranës. Elvis Naçi, shkoi vetë për të takuar dhe parë nga afër familjen e Kujtim Elqenit. Kujtimi dhe Shqipja, janë prindërit e 5 fëmijëve, 3 djemve dhe dy vajzave. Njëri nga djemtë, Asllani ka lindur me anomali. Asllani nuk ka një fëmijëri si gjithë të tjerët, ai është 14 vjeç, peshon vetëm 14 kg dhe ka organizmin dhe pamjen e një foshnje.

Edhe gjatë verës, Asllani ka ftohtë sepse ka mungesë gjaku. Të pesë anëtarët e familjes jetonin në këtë shtëpi, me mure te çara, me një tavan e çati që rëndon mbi trarët e vjetër dhe që nga dita në ditë rrezikon t’u shembet dhe t’i zërë brenda. Barra më e rëndë binte mbi Kujtimin dhe Shqipen, prindërit e Asllanit. Tashmë familja i gëzohet banesës së re në kryeqytet. Një shtëpi e re afër shërbimit shëndetësor padyshim është hall më pak për këtë familje.
shqiptaret-per-shqiptaret-familja-asllani-1-shqiptaret-per-shqiptaret-familja-asllani-
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb