Me thirrjet anti-shqiptare “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur” një pjesë e të pranishmëve përcollën ceremoninë e vendosjes së luleve në Meçkin Kamen në Krushevë, që ndodhi para syve të Presidentit, Gjorge Ivanov, shkruan Alsat-M.

Thirrjet antishqiptare dhe rraciste që u dëgjuan në Krushevë, janë dënuar edhe nga qeveria maqedonase.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë i dënon thirrjet për urrejtje dhe dhunë, që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe u bën thirrje institucioneve kompetente t’i hetojnë këto dukuri dhe të marrin masa adekuate. Ilindeni është ditë për bashkim dhe jo ndarje”, thuhet në reagimin e Qeverisë maqedonase./ALSAT

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb