KORCE– Kanë mjaftuar 30 minuta shi për të shkatërruar gjithçka në fshatin Goskovë, të njësisë administrative Voskop, në Korçë. Shtëpi të shembura, pemë të rrëzuara, makina që kanë përfunduar në kanal, rrugë të mbuluara nga balta, e gjithçka kanë marrë me vete përrenjtë. Këto janë pamjet që gazetari Shkëlzen Henkoja ka siguruar për “BalkanWeb”.

Banorët e zonës kanë pësuar dëmtime të mëdha nga shiu i rënë pasditen e sotme. Jo vetëm shtëpitë e tyre dhe makinat, por dëmtime edhe më të mëdha kanë pësuar të mbjellat.

Pas normalizimit të motit, ata janë përpjekur të ndërhyjnë për të shpëtuar atë që shiu nuk e ka shkatërruar plotësisht.

Mungesa e kanaleve kulluese dhe hidrovoreve në zonë ka bërë që situata të bëhet edhe më problematike, dhe pas reshjeve të shiut të ditës së sotme, gjithçka për këta banorë është bërë edhe më e vështirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb