TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar nga ku është vendosur se Asambleja do të shtyhet për në shtator.

Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga grupi se nuk do të ketë asamble në korrik siç ishte njoftuar më herët dhe se analiza dhe bilanci i qeverisjes do të bëhet në shtator.

Po kështu sipas burimeve, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka kritikuar ministrat për mungesat në seanca plenare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb