Torturat serbe ndaj shqiptarëve nuk janë vetëm ata të viteve 1998–1999. Keqtrajtimet dhe torturat serbe mbi popullësinë shqiptare kanë ekzistuar gjatë gjithë kohës së ekzistencës së ish-Jugosllavisë.

Ka qenë pikërisht viti 1912 kur shqiptarë nga Kosova, Shkupi e Kumanova, merreshin sikur të ishin bagëti dhe nën kërcënimin e urdhërave të ushtarëve e oficerëve serbë dërgoheshin në Beograd.

Edhe pse shumë më pas janë kthyer në familjet e tyre, disa kanë mbetur nëpër burgjet e Beogradit dhe qyteteve të tjera të ish-Jugosllavisë.

Shqiptarë të shumtë vuajtën nëpër burgje, nuk e panë më Kosovën, duke iu privuar edhe liritë më themelore të njeriut.

Më poshtë keni edhe videon që dëshmon për këto tortura dhe kalvarin e vuajtjeve të shqiptarëve:


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: