TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga projekti i fazës së dytë të shëtitores së Vlorës që nis zbatimin në shtator.

Për të uruar mirëmëngjes, kryeministri ka zgjedhur pikërisht këto pamje, ku shihet se si do të jetë pjesa e sipërme e bregdetit, me pemë, pishina etj. Rama e quan një hapësirë urbane fantastike.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje të projektit të fazës së dytë të Lungomares së Vlorës, që nis të zbatohet në shtator dhe do të shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, duke krijuar një tjetër hapësirë urbane fantastike buzë detit, ju uroj një ditë të mbarë ?”, shkruan kryeministri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: