Në përgjithësi dhimbja e qafës s’është diçka për t’u shqetësuar, por nëse është e shoqëruar me simptoma të tjera si dhimbje, dobësi, mpirje të një krahu apo këmbe, atëherë duhet të kontaktoni doktorin.
Dhimbjet e qafës janë një ndër shqetësimet kryesore dhe të gjithë frikësohen nga shenjat paralajmëruese që kanë ato. Shpina dhe qafa janë të ndjeshme dhe zakonisht marrin një trajtim më serioz.
Dhimbja e mprehtë e qafës zakonisht është alarm i rremë dhe duket më serioze se sa që është në të vërtetë.
Vetëm një për qind e dhimbjeve të qafës janë kërcënuese dhe serioze.
Prej tyre shumica e rasteve janë për shkak të kancerit, apo dëmtimeve të boshtit kurrizor.
Për të trajtuar dhimbjen e qafës duhet t’i keni parasysh këto tre kritere:
-Dhimbja ju ka munduar për më shumë se 6 javë.
-Nuk po shkon duke u lehtësuar, madje vetëm sa forcohet.
-Së paku edhe një shenjë tjetër që tregon për ethe, humbje të peshës, dhimbje të kokës, apo ndjenjë e plogështisë.
(BalkanWeb)