Edhe pse telefonat Apple sot janë më të shtrenjtë se kurrë, ka njerëz të cilët dëshirojnë t’i bëjnë edhe më luksozë.

Për këtë është krijuar masa unike nga titani, çmimi i së cilës është më i lartë se sa vetë iPhone.

Kjo lloj maske prodhohet nga kompania luksoze Grey, e njohur për aksesorët e saj për telefona. Maska është prodhuar nga titani me fortësi dhe rezistencë të madhe, prandaj përdoruesve do t’iu nevojitet një kohë për t’u pershtatur me peshën e saj.

Maska përbëhet nga dy pjesë që vendoset në skajet e telefonit dhe kur të lidhen krijojnë një tërësi të fortë, pothuajse të pamundur për shkatërrim. Çmimi i kësaj maske kushton 1.345 dollarë, ndërsa në kompani thonë se ka mjaft të interesuar për blerje, pavarësisht çmimit të lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: