ARMENI– Sargis Hovsepyan insiston se humbja e mundshme ndaj Shqipërisë nuk është fundi i botës. Përzgjedhësi i kombëtares së Armenisë, Sargis Hovsepyan ka insistuar se në ndeshjen kundër Shqipërisë nuk varet nderi i tyre dhe se në rast të humbjes nuk është fundi i botës.

Armenia nuk ka asnjë gjasë për kualifikim, shkruan “Gazeta Express” ndërsa në anën tjetër kjo ndeshje për Shqipërinë do të thotë kualifikim në Kampionatin Evropian.

“Nuk duhet ta cilësojmë ndeshjen ndaj Shqipërisë si ndeshjen e nderit. Ky është sporti dhe nëse ekipi humb, nuk do të thotë se lojtarët nuk kanë luajtur për nder. Por ne do të bëjmë çdo gjë për të fituar në stadiumin tonë”, tha trajneri i Armenisë, Hovsepyan.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb