Lionel Mesi do të takojë mbrëmjen e sotme “makthin” e karrierës. Në tetë ndeshjet e luajtura deri tani kundër Çelsit, argjentinasi nuk ka arritur të shënojë asnjë gol. Në takimin e parë të fazës së 1/8-ave në Ligën e Kampionëve, Barcelona do të luajë sot në mbrëmje ndaj Çelsit në Londër për të marrë rezultat pozitiv dhe mbi të gjitha që Mesi të shënojë.

Formacioni i Ernesto Valverdes do të udhëhiqet dhe nga numri 10 argjentinas, i cili bashkë me Suarezin do të formojë dyshen e sulmit mbrëmjen e sotme.

* Leo Mesi ka shënuar 100 gola në 10.272 minuta në futbollin europian dhe ka arritur të shënojë një gol në 102 minuta dhe 43 sekonda.
* Argjentinasi është përballur me 37 skuadra të ndryshme në Europë (nga 16 shtete të ndryshme) dhe ka dështuar të shënojë ndaj 7 ekipeve: Atletikos së Madridit, Benfikës, Çelsit, Interit, Liverpulit, Rubin Kazanit dhe Udinezes.
* Çelsi është ekipi më i vështirë për kampionin e Barcelonës. Në 655 minuta kundër bluve të Londrës (8 ndeshje) nuk ka arritur të shënojë. Milani është ekipi, të cilit Mesi i ka shënuar më shumë gola, 8 në 720 minuta të luajtura kundër tyre.
* Peter Çeh është konsideruar për shumë kohë si armiku më i madh i Mesit, pasi në 6 ndeshje me Çelsin nuk ka shënuar dhe ka goditur shtyllën 3 herë, madje edhe nga pika e bardhë e 11-metërshit. Megjithatë, “miti” u thye kur Mesi u përball me Arsenalin në sezonin 2015-2016.
* Portieri, që ka jetëgjatësinë më të madhe pa u thyer nga Mesi në Europë, është Zhulio Sezar me 270 minuta, po ashtu edhe Sergei Ryzhikov.
* Kundërshtari i preferuar i Mesit është Bajer Leverkusen. Mesi u ka shënuar 7 gola në 270 minuta, me një mesatare 1 gol për 38 minuta dhe 34 sekonda.
* Leo Mesi ka dështuar të fitojë 27 trofe në karrierën e tij, ndërsa 30 të tillë i ka fituar. Ai ka humbur 5 herë kampionatin, 8 herë Kupën e Mbretit, 9 herë Champions-in, 3 herë Superkupën e Spanjës, 1 Botëror Klubesh (nuk luajti) dhe një Superkupë Europe.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/0-gola-ne-8-ndeshje-mesi-sfidon-sot-mallkimin-blu/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: