TIRANE – Kryetarja e re e Partisë Socialiste në Tiranë, pas përjashtimit të Saimir Tahirit, Blerina Gjylameti, doli sot në një konferencë për shtyp për të akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për shpenzimet e fshehura në vizitën në Uashington.

Sipas Gjylametit, Basha nuk do të mund t’i shpëtojë këtij skandali, të fshehjes së qindra mijëra eurove për krijimin e farsës se SHBA mbështeste opozitën.

Basha nuk mund t’i shpëtojë këtij skandali, duke na akuzuar, për të hequr baltën që ka mbi vete. Kush i pagoi këto para, cili është burimi i tyre, pse prokuroria nuk nis hetimet. Ai duhet të shpjegojë se çfarë bëri në vizitën e tij në Ëashington. Janë mbi 500 mijë dollarë të një kompanie lobiste, me krijimin e farsës se Washington-i mbështet çadrën dhe opozitën. Shpenzimet e Partisë Demokratike nuk janë deklaruar.

Raportohen vetëm 500 mijë dollarë të shpenzuara për fushatë në zgjedhjet e 25-qershorit, 2 herë më pak nga sa janë fshehur. Asnjë prej këtyte pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit. Kjo ngre dyshime serioze për origjinën e këtyre parave. Ku i ka gjetur PD dhe Basha 1 milion dollarë, këta që flasin për ditë për para, për vota të blera pse PD ka përdorur llogaritë e një kompanie ofshore për të bërë pagesa në emër të PD? Në mos Basha ka bindjen që edhe DASH është i kapur nga krimi duhet të dalë sot të thotë cfarë bëri në 22 mars në Uashingon? Pagoi para nga kompani fantazëm”, tha Gjylameti.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: