Për Shkëndijën e Tetovës në pamje të parë shorti i “play-off” të “Europa League” dukej i pamëshirshëm pasi për t’u bërë pjesë e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian duhet të kalojë Milan.

Gjithsesi dy përballjet me një skuadër që ka bërë historinë në Europa do t’i vlejnë shumë Shkëndijës. E para për prestigjin që të ofron përballja dhe e dyta për çështjen e marketingut. Mjafton të shihet numri i biletave të shitura për takimin.
Shkendija-Milan-470x313
Ndeshja e parë luhet në “San Siro” të enjten më 17 gusht dhe “djalli” ka konfirmuar se deri më tani janë shitur rreth 20 mijë bileta. Ndërsa për ndeshjen e kthimit e cila do luhet një javë më pas, 24 gusht në stadiumin e Shkupit, drejtuesit e Shkëndijës flasin për 10 mijë bileta të shitura.

Arena e Shkupit ka një kapacitet prej 36400 vendesh dhe, me shumë gjasa, për sfidën ndaj “Djallit” të gjitha biletat do të jenë shituar duke parë dhe fluksin e madh të kërkesave për këtë sfidë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb