Në zonën e qytetit të Gjirokastrës këtë verë është vënë re një shtim i shpendëve shtegtarë në krahasim me vitet e tjera.

Specialistët e veçojnë ‘skifterin katraverdhë’, një specie që është në rrezik të zhduket, që poashtu e ka bërë qytetin shqiptar shtëpi të përkohshme.

Në Luginën e Drinos në Gjirokastër biologët vunë re këtë vit rritjen e numrit të zogjve shtegtarë dhe koloni të llojeve të rralla të zogjve nga vendet e Europës, raporton Zëri i Amerikës. Agjencia e Zonave të Mbrojtura po rrit interesin për mbrojtjen e disa prej llojeve të zogjve për t’i bërë këto zona të vizitueshme nga turistët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb