Nuk është aq e thjeshtë që në fillim të një lidhjeje, ai ta ketë mendjen tek ty gjatë gjithë kohës, por femrat e kanë gjithmonë dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes (jo se meshkujt më pak). Këtu janë disa truke, të cilat do të të ndihmojnë që ai të të dojë edhe më shumë dhe të të mendojë më gjatë.
1. Nëse ai është online, mos i fol shpeshherë dhe mos rri gjithmonë në linjë. Bëje atë ta ndiejë mungesën tënde.
2. Frekuento më shpesh vendet ku ai nuk është me shokët e tij. Mos harro se meshkujt e kanë shumë bezdi “t’i ndjekësh” edhe kohën që ata e kalojnë me shoqëri. Mblidh shoqet dhe rri larg ambienteve ku rri ai. Kështu, ai do ta kuptojë se ti i lejon hapësirën e tij.
3. Ji më romantike dhe gjej gjithmonë ide të reja për t’i bërë surpriza. Është një pikë që çdo mashkull, sado i ngurtë të jetë, do të të vlerësojë.
4. Sa herë të mundesh, para se të flesh, mos harro ta përshëndesësh me këngën e tij të preferuar. Dërgoji një video me një këngë dashurie që atij i pëlqen.
5. Sa herë që dilni bashkë, kujdesu që veshja jote, mbi të gjitha të jetë e rregullt dhe e kombinuar bukur. Meshkujt nuk i preferojnë veshjet e tepruara apo aksesorët e rëndë. Ji sa më elegante duke treguar feminilitet.
6. Parfumi është një detaj tjetër që meshkujt e vënë re. Kujdesu të mos e teprosh me aroma të rënda që krijojnë bezdi tek partneri.
7. Fol hapur për çdo gjë që nuk të pëlqen tek ai dhe kërko që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë me ty. Kështu i lini njëri-tjetrit të mos krijoni pengesa në komunikim më vonë.
8. Shkëmbeni edhe ndonjë batutë me pullë të kuqe, sepse eliminoni “barrierat” që po u vendosën që në fillim, është e vështirë t’i hiqni më vonë.
9. Mundohu ta bësh që ai të të dëgjojë me kujdes dhe të jetë i përkushtuar ndaj teje, por të gjithë këtë duhet ta bësh pa rënë në sy.
10. Mos anashkalo asnjëherë dhe mos i lër për më vonë fjalët e ëmbla të dashurisë. Kur të shtrihesh për të fjetur, dërgoji një sms të ëmbël dhe tregoji se sa shumë e do. Kështu, ai nuk do të mendojë se je indiferente ndaj tij.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb