IRAK-Organizata Ndërkombëtare e Migrimit thotë se mbi 10 mijë irakianë janë zhvendosur që nga fillimi i ofensivës për të rimarrë qytetin e Mosulit nga Shteti Islamik.

Sulmi filloi javën e kaluar dhe deri tani shumë fshatra dhe qyteza të vogla përreth Mosulit janë marrë nën kontroll nga forcat irakaine. OKB-ja ka paralajmëruar se deri në rreth 200 mijë banorë mund të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Kombet e Bashkuara thanë dje se kanë marrë njoftime për vrasje dhe egzekutime të kryera nga Shteti Islamik në zonat përreth Moslut si dhe përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. Një njoftim i pakonfirmuar ve në dukje se Shteti Islamik ka vrarë 50 ish oficerë irakianë policie që i mbante peng në Mosul.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: