Evoluimi i teknologjisë ka bërë që në ditët e sotme të krijohen mjete të cilat kanë në strukturën e tyre dhe pajisjet ushtarake për t’u përdorur në luftime apo për raste emergjencash. Ushtritë prijnë në këtë drejtim, ndërsa këto janë 10 teknologjitë e sofistikuara të adoptuara nga industritë automobilistike:

1. Radar, Laseri dhe Sonari

Në vitin 1940 ushtria amerikane kishte zhvilluar një projekt top-sekret të njohur si Radio Detection and Ranging, i ashtuquajtur Radar. Ky sistem ishte zhvilluar asokohe për të mbrojtur anijet nda sulmet e aeroplanëve dhe përcaktimi i distancës së tyre për të përgatitur kundërsulmet.

Sot Radari përdoret në vetura për të zbuluar këmbësorët dhe automjetet para veturës, për cruise control, dhe së fundmi sistemet e reja të shmangies së përplasjes dhe frenimit automatik.

Sonari është përdorur para radarit në nëndetëse dhe tek veturat vjen i kombinuar me radarin sepse valët e radarit i penetrojnë objektet organike. Por edhe sonari ka mangësi kur bëhet fjalë për distancën në të cilën operon. Laseri e plotëson këtë boshllëk duke ofruar imazh ne distancë, kështu të trija këto teknologji të kombinuara së bashku japin një imazh të qartë për objektet para veturës.

2. Navigimi GPS

Në vitin 1960 Ushtria Amerikane testoi sistemin e parë të navigimit satelitor. Kjo u mundësua falë një konstelacioni prej pesë satelitëve të njohur si TRANSIT. Por ishte viti 1995 kur kjo teknologji filloj të përdorej nga prodhuesit e veturave.

3. Kompresori Turbo

Ideja e Turbo Kompresimit është patentuar në vitin 1905, por asnjëherë nuk është vënë në zbatim deri në vitin 1915. Inxhinieri francez Auguste Rateau vendosi turbo kompresorin në motorët Renault të cilët ishin vendosur në një aeroplan ushtarak Francez. Qëllimi i turbo kompresorit fillimisht nuk ishte të rriste fuqinë, por të mbante presionin e ajrit në 14psi kur aeroplani ishte në lartësi stratosferike ku ajri është shumë i rrallë.

4. Titaniumi

Për këtë element dimë që nga viti 1791 por ishte e pamundur që të kthehej në gjendje të pastër deri në vitin 1910. Ky material shumica e rezervave të të cilit gjenden në Rusi është përdorur nga ushtria Ruse në nëndetëset Alfa dhe Mike në vitet 1950 dhe 1960. Po ashtu, në të njëjtën periudhë kohore ky material është përdorur në aeroplanët e ushtrisë Amerikane F100 Super Sabre. Ky material sot përdoret kryesisht në prodhimin e super-veturave.

5. Sistemi i frenimit ABS

Sistemi i parë i frenimit ABS është zhvilluar në vitin 1929 nga një inxhinier gjeni francez Gabriel Vousin. Ky sistem i ngjashëm me ABS të ditëve të sotme fillimisht është përdorur tek avionët ushtarak të cilët kishin nevojë të ndalonin në distanca më të shkurtra dhe të mos dëmtonin gomat gjatë uljes, gjë që kjo teknologji ju mundësoi. Kjo teknologji filloi të adaptohet tek veturat nga General Motors në fillim të viteve 1970.

6.Sistemi elektronik i kontrollit të motorit

Ky sistem është përdorur që nga viti 1930 në aeroplanët rus Tupolev. Tek veturat ky sistem ka zëvendësuar karburatorin.

7. Xhiroskopi / Akselerometri

Shumë kohë para se të përdorej Xhiroskopi, teknologji e ngjashme është përdorur në raketat balistike Gjermane V-2 e cila u bë bazë për zhvillimin e Xhiroskopit. Tek veturat sot xhiroskopi përdoret nga Sistemi i Kontrollit të Stabilitetit.

8.Kompjuterët

Të gjithë radarët, xhiroskopët dhe pajisjet tjera sado të mira që janë ato nuk mund të funksionojnë ose janë shumë të kufizuara pa një njësi të procesimit të këtyre të dhënave, këtë funksion e kryen kompjuteri. Sot veturat tona është e pamundur që të mos kenë një njësi kompjuterike.

9.Matësi i cilindrave të motorit

Kjo teknologji është përdorur në luftërat ndërmjet Anglisë, Francës, Spanjës dhe Portugalisë në vitin 1774. Më herët cilindrat e motorit nuk kishin madhësi të njëjtë dhe pistonat nuk përshtateshin mirë gjë që bënte motorin të kishte më pak fuqi dhe të shpenzonte më shumë vaj. Matësi i cilindrave bëri revolucion në përmirësimin e përformancës tek motorët me djegie të brendshme.

10.Pjesët standarde të këmbimit

Në fillimet e motorëve dhe makinave, nuk kishte standard për pjesët e këmbimit, bulonat nuk ishin standard dhe i binin çdo pjese të motorit duke shkaktuar probleme. Në vitin 1801 zbuluesi Amerikan Eli Whitney dha një zgjidhje problemit duke standardizuar pjesët e veçanta të këmbimit të cilat i përshtatësin vetëm pjesës për të cilën ishin destinuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: