TIRANE- “Indaco”, një blog italian për të apasionuarit pas udhëtimeve në Ballkan, ka renditur dhjetë vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri.

Sipas këtij blogu Shqipëria, vetëm dy hapa larg Italisë ofron për të apasionuarit pas avneturave det, pyje të virgjëra, qytete antike, kuzhinë të mrekullueshme dhe një popull befasues.

1- Një shtëtitje mbi liqenin e Komanit deri në Fierzë, Valbonë e Theth
2- Tirana, simboli i Shqipërisë së re, Pogradec
3 – Përshkimi i parkut natyral të Llogarasë dhe rruga spektakolare që zbret drejt Dhërmiut
4- Notimi në ujërat e Drimadhës duke ngritur shikimin drejt maleve
5- Vizita në qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës me shtëpitë e tyre karakteristike, kështjellat
6- Vizitat në bunkerët dhe ndërtesat e vjetra të regjimit komunist
7- Kampingu në një nga pyjet e virgjëra të Shqipërisë
8- Të marrësh një furgon, të flasësh me shqiptarët dhe të dëgjosh historitë e tyre të jetës
9- Vizitë në qytetin antik të Butrintit, në Ksamil dhe Syrin e Kaltër
10. Të hash mishin e qingjit dhe të shijosh kuzhinën e vërtetë shqiptare

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: