Për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë organizuar një paradë.

FSK Kosove

Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbahet në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Në podiumin e nderit ishin të pranishëm presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa më larg kreu i opozitës Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Berisha Kosove parada

Parakalimi i FSK-së për çdo përvjetor është bërë tashmë traditë që nga viti 2012, mirëpo kujtojmë se në vitin 2015 dhe 2017 nuk ka pasur parakalim të FSK-së nëpër sheshet kryesore.

Kosove parada

Rama me telefon

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb