BRITANI E MADHE – Kur vjen puna te kërcimi, mosha nuk është një limit. Këtë e ka vërtetuar edhe kjo gjyshe, e cila ka festuar ditëlindjen e saj të 100 nën ritmin e këngës “Makarena” shkruan “Daily Mail”.
Ajo është Doreen Vickery, nga Britania e Madhe dhe siç shihet edhe në video ka argëtuar familjarët dhe miqtë me performancën e saj.

Videoja është publikuar nw rrjetet sociale nga djali i saj, 70-vjeçari Michael Vickery. Ai ka treguar se mamaja e tij ka filluar të këndojë e kërcejë prej Luftës së Dytë Botërore për ushtarët britanikë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb