Jeni të irrituar, shtoni peshë dhe nuk mund të përqendroheni? Të gjitha këto sinjale mund t’ju tregojnë problemet me gjëndrën tiroide. Gjëndra me formë fluture në qafë mund të ketë ndikim dramatik në funksione të shumta në organizëm.

Kjo gjëndër gjendet nën fyt dhe prodhon hormone të cilat, përveç të tjerash, rregullojnë temperaturën trupore, metabolizmin dhe punën e zemrës. Por gjërat mund të përkeqësohen kur gjëndra punon shumë pak.

Çfarë mund të shkaktojë punën e keqe të gjëndrës tiroide?

Fajtorët mund të jenë; gjenetikë, sulmet autoimune, shtatzënia, stresi, mungesa e lëndëve ushqyese, toksina në ambient, etj; e megjithatë ekspertët akoma nuk janë krejtësisht të sigurt lidhur me shkaktarët e problemeve të tilla.

Ja disa simptoma të cilat tregojnë që duhet patjetër të shkoni te mjeku:

1. Kapsllëku

2. Përgjumja e shpeshtë

3. Rënia e flokëve dhe lëkura e thatë

4. Shtimi i shpejtë i peshës trupore

5. Humbja e interesimit për intimitet

6. Dhembja e muskujve dhe tendosja

7. Rrahja e fuqishme e zemrës

8. Turbullim i mendjes

9. Tensioni i lartë i gjakut

10. Shtimi i oreksit apo ndryshimi i shijes

11. Dhembja e qafës apo e fytit

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: