KUKËS- Pas protestës së dhunshme në 31 mars që u mbajt në Rrugën e Kombit në shenjë kundërshtie për taksën, vjen lëvizja e radhës nga qytetarët e Kukësit.

Kështu, pas arrestimit të 11 protestuesve, këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit do të organizojnë një tjetër protestë në 19 prill, në sheshin para gjykatës së këtij qyteti, ku do të kërkohet lirimi i të burgosurve.

Këta të fundit vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit.
auto_screenshot-15_1523985679-66559561523987050
Në njoftimin që është shpërndarë në rrjetet sociale, thuhet protesta do të nis në orën 11:00 në qytetin e Kukësit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: