TIRANË- Bashkitë e Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Librazhdit, Dibrës, Përrenjasit, Korçës, Tiranës, Përmetit, Tropojës, Durrësit dhe Roskovecit, janë 12 bashkitë e përzgjedhura për të përfituar nga skema e grantit e Programit “ReLOaD”, një iniciativë rajonale e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Granti prej 1 milion euro synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bashkive dhe organizatave të shoqërisë civile, nëpërmjet krijimit të një modeli transparent të financimit të organizatave të shoqërisë civile nga buxheti vendor.

Qytetarët e këtyre bashkive do të përfitojnë shërbime më të mira, të cilat do të adresojnë nevojat e tyre të përditshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: