PRISHTINE-Partitë opozitare nuk kanë arritur të mbledhin numrin e nevojshëm të nënshkrimeve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohej për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç. Kjo për faktin se kjo nismë e opozitës nuk ka gjetur përkrahjen e partive në pozitë. Deri më tani, janë mbledhur vetëm 36 nënshkrime ndërsa për ta thirrur seancën e jashtëzakonshme nevojitën 40 nënshkrime.

Shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka thënë për Gazetën Tribuna se Qeveria po u bënë presion deputetëve të koalicionit që mos ta nënshkruajnë mocionin për seancë.

 

“Qeveria përmes deputetëve të koalicionit në Kuvend nuk e lejoi mbajtjen e seancës duke i bërë presion deputetëve që të mos i vënë firmat e tyre ne këtë nismë. Kemi 36 nënshkrime dhe ka edhe te pozitës”, ka thënë ajo.

 

“Deklaratat e Qeverise se është në favor te dialogut në Kuvend janë në kundërshtim me veprimet e tyre sepse ata me te gjitha forcat po parandalojnë çfarëdo debati ne Kuvend”, ka shtuar Kadaj-Bujupi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: