Sot është dita e të dashuruarve dhe dëshira për të befasuar partnerin me veshjen është e madhe.

Përpara se të zgjidhni një veshje për këtë ditë është e rëndësishme të dini se si do ta organizoni festën. Nëse do të shkoni në restorant, një veshje elegante do ju bënte të binit në sy, duke u kujdesur gjithashtu edhe për të brendshmet që duhet të jenë seksi dhe provokuese.

Nëse temperaturat e lejojnë një fustan apo fund i shkurtër, që nxjerr në pah këmbët do të vlerësohej shumë nga meshkujt edhe në dimër. Minifundi nuk del kurrë nga moda dhe shfaqet në të gjitha sfilatat e fundit. Një bluze joshëse, apo një golf ngjyrë pastel, me vathë dhe varëse perle, për një pamje bon ton. Nëse pwrdorim edhe një çantë me ngjyrën e këpucëve veshja është perfekte.

Edhe kompletet janë komode dhe elegante dhe mund të vishen si në restorante, por edhe në një darkë romantike në shtëpi. Nëse zgjidhni një komplet të zi, mund të guxoni me këpucët, të cilat mund ti përdorni të kuqe, mundësisht me taka të larta, të cilat janë zgjedhja e duhur për të bërë për vete partnerin. Një buzëkuq i kuq i ndezur është ajo që do e kompletojë të gjithë look-un tuaj.

Nëse nuk doni të vishni funde dhe fustane, një look më casual do të ishte sërish një zgjedhje e duhur. Pantallonat, mund ti vishni sipas dëshirës apo stilit tuaj shoqëruar me body ngjyrë vjollcë dhe blu elektrik, të cilat janë ngjyrat e momentit, por edhe e zeza, grija dhe e bardha janë evergreen.

Të brendshmet në këtë ditë nuk i duhen lënë kurrë rastësisë. Të brendshmet duhet të jenë seksi. E bardha është zgjedhja më e rafinuar, e zeza shumë joshëse, tyli mund të bëjë diferencën, një armë për një bukuri të pakrahasueshme.

Edhe aksesorët janë shumë të rëndësishëm në këtë ditë. Nëse keni marrë një dhuratë nga partneri si varëse, unazë apo byzylykë, duhet ti vendosni, do ju ndihmojë ta bëni mbrëmjen më të paharrueshme dhe do ju shërbejë për ta bërë të veçantë dashurinë tuaj.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: