TIRANE- Super festa e kampionëve, eventi më i madh organizuar nga Heineken për të gjithë konsumatorët e tij përzgjodhi mbrëmjen e djeshme, me anë të një shorteu live, pesëmbëdhjetë fituesit fatlumë.

Promocioni “Champion the Match” do t’ju japë mundësinë 15 sportdashësve të përjetojnë emocione të papërsëritshme duke ndjekur live një nga ndeshjet gjysmë finale të UEFA Champions League.

Këtë vit, 15 fituesve të shorteut do ju bashkohen edhe dy fitues të tjerë. Këta fitues do të përzgjidhen në mënyrë elektronike mes të gjithë konsumatorëve të cilët kanë hedhur përgjatë dy muajve kodet e gjendura poshtë paketimeve promocionale të Heineken në aplikacionin www.championthematch.com.

Në ambjentet e Matrix Club, Heineken mirëpriti të gjithë miqtë e tij për t’ju dhuruar një mbrëmje të veçantë të shoqëruar nga performancat speciale të 4 DJ-ve më të njohur në Shqipëri: DJ Sardi, DJ Vin Veli, DJ Vicky dhe Abel DJ.

Si çdo sezon futbollistik, Heineken, sponsor zyrtar i UEFA Champions League, ju fali të gjithë konsumatorëve të tij momente të bukura dhe eksperienca mbresëlënëse nëpërmjet promocioneve dhe eventeve të organizuara në të gjitha baret më të mira në Shqipëri.

Fushata “Champion the Match” do të vazhdojë me evente të tjera për sportdashësit dhe konsumatorët deri në fund të sezonit futbollistik, me finalen e madhe në Berlin.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: