MAQEDONI- 1600 refugjatë janë bllokuar në kufirin serbo-maqedonas. Sipas mediave maqedonase bëhet e ditur se 1100 refugjatë kanë mbetur të bllokuar në një kamp në Maqedoni, ndërsa 500 refugjatë të tjerë janë në qiell të hapur në tokën mes 2 shteteve. Ndërkohë në një kamp të ngritur në Preshevë, mbi 650 refugjatë presin prej më shumë se 2 javësh për të kaluar. Qeveria serbe i ka premtuar se ato do të largohen brenda 72 orëve drejt Kroacisë por tashmë që kufijtë e tjerë drejt Evropës janë mbyllur, ata kanë mbetur pa asnjë shpresë.

“Duam t’ja lehtësojmë jetën këtu. Sepse e ardhmja e tyre është e panjohur, ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë me ta. Duam thjesht që këtu të ndihen të sigurt dhe të qetë” pohoi Nemanje Bozovic, drejtuesja e kampit të refugjatëve.

Edhe ata që kanë dokumente të rregullta i duhet të presin. “Ata nuk mund të kthehen më në Maqedoni, por as nuk mund të ecin më tej drejt Kroacisë. Ndaj kanë ngecur këtu, ndoshta për një periudhë të gjatë” shtoi ajo. Ushtarë të armatosur rrethojnë kampin në Preshevë. Refugjatët qëndrojnë në radhë edhe në mbrëmje, me shpresë se kufiri mund të hapet qoftë edhe për pak minuta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: