TIRANE– Një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten, pasi ka konsumuar një sasi të madhe medikamentesh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja u regjistrua dje.

Të njëjtat burime thanë se shtetasja me inicialet G.H., e cila mbërriti në gjendje të rëndë në QSUT.

Njoftimi i policisë
Më datë 20.02.2018, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetësia G.H, 17 vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb