TIRANE- Sot mbushen plot 19 vite nga mungesa e babait të saj. Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, ka folur pranë memorialit të babait të saj, ndërsa shprehu falënderim për pjesëmarrje në homazhe të demokratëve.

Ajo bëri të ditur mes të tjerash se pikërisht në këtë ditë ajo do të flasë për herë të parë në Kuvend, duke përfaqësuar PD-në, ndërsa theksoi se ndoshta kështu ka dashur edhe babai i saj, Azem Hajdari.

“I nderuar zoti kryetar, zoti Berisha, familjarë, të pranishëm, faleminderit që jeni sot këtu.
Ndihem e prekur sot, përveçse kujtojmë sot liderin historik, njeriun që ka sjell pluralizmin, sot kujtojmë gjithashtu babain tim. Sot ngremë lart vlerat e tij. Ne jemi akoma më të bashkuar me PD dhe do të çojmë përpara atë, dhe ti tregojmë shoqërisë që ne meritojmë një Shqipëri më të mirë. Sot do flas në Kuvendin e Shqipërisë si deputete e PD. Sot do flas në këtë ditë, ishte një koincidence, por ndoshta edhe dëshira e tij”, tha Rudina Hajdari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb