TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur procedimin ndaj një 19-vjeçari pasi gjatë një kontrolli i është zbuluar një arsenal armësh sportive.

Sipas të dhënave zyrtare u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.B, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 4 pushkë dhe 3 pistoleta të dyshuara si armë sportive.

Adoleshenti po procedohet për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb