Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

19-vjeçarja fiton një ndërhyrje për heqje dhjami në një konkurs bukurie, vdes në operacion

EKUADOR- 19-vjeçarja Catherine Cando u shpall ‘Mbretëresha e Duranit’ në një konkurs bukurie në Ekuador, ku mori si shpërblim një makinë, një tablet dhe një trajtim pa pagesë liposukcionit (ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e dhjamit).
Bukuroshja që studionte për mjekësi ka refuzuar fillimisht kryerjen e operacionit, por anëtarët e jurisë i kishin rekomanduar që të hiqte disa kilogramë, për të marrë pjesë në konkurse bukurie të një niveli më të lartë.
Pas marrjes së çmimit, Catherine kishte thënë gjatë intervistave se do të niste menjëherë palestrën për të hequr ato pak kilogramë të tepërt, por në fund u bind të kryente ndërhyrjen që rezultoi fatale për të.
“Para operacionit ka marrë shumë telefonata nga kirurgu, i cili përpiqej ta bindë se i nevojitej ky operacion, por ajo refuzonte. Megjithatë, në fund lëshoi pe vetëm që ta hiqte qafe kirurgun”, – është shprehur vëllai i saj.
“Po presim ekspertizën që të shohim se çfarë ka ndodhur saktësisht. Mjekët që kanë bërë operacionin janë arrestuar, në mënyrë që të mos largohen nga vendi”, -deklaroi avokati Carlos Reyes Izquierdo.
Nuk është hera e parë që modelet humbin jetën gjatë ndërhyrjeve për heqjen e dhjamit. Në vitin 2011 humbi jetën modelja braziliane Pamela Nascimento në moshën 27-vjeçare, ndërsa në rrezik për jetën ka qenë edhe modelja Andressa Urach.
(er.nu/BalkanWeb)


Komente ( 1 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.