Ndërsa popullsia çame endej nëpër çadra në varfëri e mjerim dhe e tradhtuar nga komunistët që nënshkruan marrëveshjen me grekët për të ndalur kthimin e tyre në trojet e veta në Çamëri.

Diktatori Enver Hoxha dhe udhëheqja komuniste, ka patur një vëmendje të vazhdueshme për të trajtuar sa më mirë pakicën greke. Ka dokumente që dëshmojnë kujdesin e veçantë të diktatorit për minoritetin që në vitin 1945, kohë kur në Shqipëri, popullsia e Çamërisë e vendosur nëpër çadra po jetonte tmerrin e dytë të varfërisë e sëmundjeve, pasi kishte kaluar nëpër ferrin e gjenocidit të Napoleon Zervës.

enveri foto 2

Qëndrimet me dy standarde të qeverisë komuniste duken qartë. Ndërkohë që komunistët nënshkruan marrëveshjen e pisët me grekët për të mos lejuar popullsinë çame të kthehej në trojet e veta, vëmendja ishte përqendruar tek trajtimi sa më i mirë i pakicës greke. Së fundmi kanë dalë në dritë disa dokumente, ku evidentohet përkujdesi i veçantë i qeverisë komuniste për të bërë për vete pakicën greke duke e trajtuar në mënyrë të veçantë nga të gjitha krahinat e vendit. Urdhri për t’i pajisur me ushqime duke ua marrë qarqeve të tjera të vendit duket paradoksal, në atë kohë kur popullsia çame po vuante tmerrin e varfërisë nëpër çadrat që diktatori kishte ngritur për ta. Është tamam koha, kur popullsia e Çamërisë protestonte nëpër Shqipëri në kërkim të shtimit të vëmendjes ndaj tyre për të fituar të drejtat e dhunuara prej gjenocidit grek. Të gjitha këto thirrje shkuan në vesh të shurdhër, sepse qeveria komuniste e kishte mendjen tek minoriteti. As që bëhej fjalë për politikë të ndërsjelltë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Më poshtë botohen dokumentet që Koçi Xoxe e Haki Toska shkëmbejnë mes tyre për porositë e trajtimit sa më të mirë të minoritetit.

enveri foto32

Ja çfarë thuhej në letrat që Koçi Xoxe shkëmbente me Haki Toskën në atë kohë:

Koçi Xoxe

Për qeverinë dhe veçanërisht për komandantin, populli minoritar ka simpati të madhe, por ka elementë që nga injoranca shikojnë në fytyrën e partizanit, Shtabin e Përgjithshëm dhe në atë të nëpunësit, Qeverinë. …

Populli i minoritetit është një popull i urtë, por i zgjuar dhe po të dimë ta përdorim do ta kemi me vete dhe do të ndihmojë mjaft në rindërtimin e vendit. Duhet të përdoret në mënyrën më demokratike dhe më të butë se është mjaft i zhvilluar. Duhet të naltësohet, skjarohet publikisht. Të ngrihet një gjimnaz greqisht në Gjirokastër. Të bëhet çmos që të përmirësohet gjendja ekonomike e minoritetit dhe të skjarohet, pse rrjedh kjo gjendje dhe pse duhet akoma të bëjmë sakrificë. Të dërgohet bereqet nga ndonjë qark tjetër i Shqipërisë. Që të kuptojë që populli shqiptar interesohet për të dhe të bëhet më i ngushtë vëllazërimi. Të ndiqet një politikë e veçantë nga qarqet e tjera në minoritet që të kundërballancohet propaganda dhe shpifjet e reaksionit grek për ta aneksuar.

Nesër niset për në Gjirokastër Ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, i cili do të vizitojë edhe minoritetin. Duhet t’i bëhet një pritje e mirë e zyrtare nga të gjithë autoritetet e vendit dhe duhet të kesh kujdes që në pyetjet që do t’i bëjë Ministri në lidhje me gjendjen e asaj ane dhe të minoritetit edhe në lidhje me gabimet e bëra prej nesh, të thuhet e vërteta dhe të bisedohet haptasi me Ministrin pa i fshehur asgjë. Kjo, sigurisht në bisedim që do të ketë Ministri me ty personalisht me një fjalë bisedë ndërmjet dy shokësh.

Haki Toska

Ardhja e Ministrit të Drejtësisë pati mjaft rëndësi. Më 21/VII/45 shkuam në Delvinë, ku bëhej rivarrimi i dëshmorëve të asaj krahine ndërmjet tyre edhe Minoritarëve. Në varrim merrte pjesë një sasi e madhe populli nga Delvina e Minoritarë. Më 22/VII/45 Ministri asistoj në Konferencën e Rinisë Minoritare që u zhvillua me një entuziazëm të jashtë zakonshëm shkuan në Libohovë e në fshatrat të Dropullit të pritur mirë nga populli./27.al

material-per-tu-pare-si-kryesore-per-MINORITETIN-rreziku-i-ikjes-ne-greqi

minoriteti-varrezat-greke

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb