MANTOVA/ITALI- “Me drogën nuk kam të bëj, me ata të dy bëja tregti vetëm për materiale ndërtimi. Mund t’ju them se nuk ishte rruga e parë, ishte e treta herë që më sillnin mallin”.

Kështu ka deklaruar 49-vjeçari shqiptare Ismet Kullolli, rezident në Montemarciano, në Ankona pronar i kapanonit ku do të shkonte kamioni me 2.3 tonë drogë e kapur natën mes 21 dhe 22 marsit në Medole. Sipas tij, kamioni i drogës kishte bërë dy dërgesa të tjera në muajt e fundit, shkruan Gazzettadimantova.

“Prisja panele kartonxhesi, për drogën nuk dija asgjë”, ka shpjeguar shqiptari gjatë marrjes në pyetje dje para gjykatësit të hetimeve paraprake Gilberto Casari dhe zëvendësprokurorit Giacomo Pestelli.

Gjykatësi, ka vlerësuar masën e arrestit si të ligjshme dhe ka vendosur të mbajë në burg si Kullollin ashtu edhe dy korrierët e dyshuar, Ervis Hysa, 40 vjeç edhe ai shqiptar dhe Walid Hamraoui, edhe ai 40 vjeç, rezident në Jesi, Ankona.

droga Mantova

Marrja në pyetje shton dyshimet se ekziston një kanal i trafikut ndërkombëtar të drogës i hapur në linjën Tiranë-Ankona-Mantova.

Një kanal furnizimi i marijuanës, tani i mbyllur nga Guardia di Finanza, i destinuar për të furnizuar jo vetëm Mantovën, por edhe krahinat fqinje.

Marrja në pyetje zgjati gati 3 orë, edhe pse dy prej të arrestuarve kanë pranuar të flasin, ndërsa i treti ka përdorur të drejtën e heshtjes.

“E kam blerë kaparonin në Medole disa vjet më parë”, – ka treguar Kullolli,- brenda kishte shumë instalime për dritare dhe fillova t’i shisja. Në Shqipëri kisha një kontakt dhe bëra një marrëveshje: unë do t’u jepja mallin stok dyer dhe dritare dhe ata do të më dërgonin materialet e tjera. Tani prisja panele kartonxhesi për 9 mijë euro”. Por në kamion poshtë paneleve ishte fshehur droga. Të martën pasdite Guardia di Finanza në doganën e Ankonës ka evidentuar marijuanën në kamion dhe e ka ndjekur deri në destinacion.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb