Shqipëria mbetet një burim i rëndësishëm për marijuanën dhe një rrugë e kokainës dhe heroinës që ka si destinacion tregjet europiane. Ndërsa autoritetet shqiptare raportuan një rritje të sasisë së asgjësuar të kanabisit në 2016, pati gjithashtu të dhëna se kultivimi i kanabisit u rrit“ thuhet në raportin për narkotikët të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Shifrat që publikon Departamenti Amerikan i Shtetit janë të frikshme. Mbi 2 milionë e 450 mijë bimë kanabis mendohet se janë asgjësuar nga policia, ndërsa nga vëzhgimi me avionë janë zbuluar mbi 2 mijë plantacione të mbjella me kanabis. Sasia e heroinës së kapur në Shqipëri arrin mbi 57 kilogram, ndërsa kokainë pak më shumë se 7 kilogramë.

Ndërkohë në raportin për pastrimin e parave Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur se Shqipëria është vend ku pastrohen lehtësisht paratë e drogës dhe ku sundon korrupsioni i shfrenuar. Raporti i institucionit thekson se Shqipëria është “një vend tranziti për trafikimin e narkotikëve, armëve, mallrave kontrabandë dhe qenieve njerëzore dhe mbetet në rrezik për pastrimin e parave”.
b-2-1

Burimet më të mëdha të të ardhurave të paligjshme janë trafiqet, korrupsioni i zyrtarëve dhe mashtrimi, thuhet në raport. Krimi shpesh investon paratë e pista në prona të patundshme dhe në projekte për zhvillimin e biznesit, thuhet më tej në raport. Sipas zyrtarëve amerikanë, në Shqipëri ka një treg të madh të zi për mallra të tilla, si duhani, bizhuteritë dhe telefonat celularë, si pasojë e nivelit të lartë të importimit të mallrave të konsumit dhe kontrolleve të dobëta doganore.

Shkrimin e plotë e lexoni në “GSh.al”:

http://www.gsh.al/2017/03/16/2-mije-plantacione-me-kanabis-ne-shqiperi-shba-nxjerr-shifrat-e-frikshme-te-droges/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: