TIRANE – Producenti i “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea ka reaguar në lidhje me lajmet e përhapura në media se ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi do të paguhet 20 mijë euro për prezantimin e Këngës Magjike.

Në profilin e tij në “Instagram” Arditi shkruan: “Almeda Abazi, më pyesin sa të kam paguar për Këngën Magjike 2015 dhe ka dalë (nuk di nga) një shumë 20 mijë euro. Jam fyer! Pse, kaq pak mendojnë se vlen ti? Hahaha, mos ia trego këtë lajm menaxhmentit tënd, se do na vrasin të dyve! E kupton ti sa të pasur jemi ne? Hahahaha, qofshim si na dinë! Mirardhsh!”

Ndërsa bukuroshja 23-vjeçare është përgjigjur: “Me sa duket, ai/ajo që ka vendosur të shkruajë këtë lajm, ka marrë parasysh pagesat këtej (me siguri jeton jashtë Shqipërie ky/kjo)”.

Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi, e cila ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Turqi, do të kthehet në Tiranë për të prezantuar “Këngën Magjike” bashkë me Ardit Gjebrenë fundjavën e ardhshme.

Ndërkohë në Turqi ajo është në qendër të medieve për shkak të historisë së dashurisë me aktorin, modelin dhe prezantuesin e njohur televiziv, Tolgahan Sayisman.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb