NGA ANXHELA DEVOLE

Një vit me ngjarje historike, kulturore dhe artistike. Për personalitetet e botës së artit, ka pasur momente mjaft të rëndësishme, shpesh të paparashikueshme, por edhe të planifikuara prej kohësh. Për Ramona Tullumanin, yllin e muzikës operistike, 2016-a ka qenë një vit i suksesshëm dhe me arritje profesionale kryesisht jashtë vendit. Ajo ka lënë gjurmë në skenat ku ka shkelur, ndaj ky sukses do të ketë vazhdimësi për aq kohë sa publiku mos të rreshtë së duartrokituri.
“Antropo-fenomenologji”, suksesi i Oltsenit
Ai ia doli që të marrë të gjithë vëmendjen e merituar, pasi ekspozita e parë e tij vetjake në GKA nuk kaloi në heshtje. Oltsen Gripshi, nëpërmjet veprave të tij dhe elementëve të gjetur, krijoi hapësirë për dialog dhe solli shqetësimet e vetë artistit ndaj politikës, mjedisit apo kulturës.

“Viti i Ramones”, suksesi ne skenat operistike

Sopranoja Tullumani e nisi vitin 2016 në TKOB, ku interpretoi rolin e Xhildës, e mesa duket kjo skenë qe fatsjellëse për të, pasi debutoi në skena më të mëdha jashtë Shqipërisë, e duke provuar këtë eksperiencë ajo bën diferencime nga teatrot në Shqipëri me ato jashtë.

Adela Muçollari “Balerina e vitit”
U shpall “Balerina e Vitit”, dhe e ka merituar plotësisht, pasi viti që lamë pas për Adela Muçollarin ishte viti i karrierës. Ajo pati role mjaft të rëndësishme të zhanreve të ndryshme, dhe e mbylli 2016 në skenë, duke interpretuar te “Arrëthyesi”.

Festat me familjen, zgjedhja e artistëve
Për familjarët e artistëve, pritja dhe mungesa është pjesë e jetës së tyre tashmë. Dhe nuk është e rastësishme që secili prej tyre shpreh dëshirën që t’i kalojë festat në ngrohtësinë e së ëmblës shtëpi.

2017-a, projektet dhe planet e së ardhmes
A do të rrugëtojë viti 2017-të për këta artistë sërisht në gjurmët e suksesit?

Artistët urojnë Vitin e Ri
Akrepat e orës puthiten, drita e fishekzjarreve shpërthen në ajër, një vit i ri po troket…

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: