Nisi si një protestë masive e opozitës së vitit 2011 por përfundoi në ngjarjen më tragjike të viteve të fundit në Shqipëri. Paraditen e 21 Janarit, e majta protestoi para godinës së kryeministrisë kundër qeverisjes së djathtë, por pak pas mesditës, protesta degjeneron në dhunë. Gurë dhe shkopinj u hodhën në drejtim të policisë, ndërsa nga ana e kësaj të fundit nuk munguan shkopinjtë e gomës dhe plumbat pasi turma shqeu derën e hekurt të gardhit rrethues të godinës kryeministrore. Si pasojë 4 protestues mbetën të vrarë, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleksa Nika dhe Faik Myrto.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: