TIRANE- Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano nuk do të marrë pjesë sot në festën e kësaj partie me rastin e 24-vjetorit të saj.

Këtë fakt e ka konfirmuar miku i tij, gazetari Ylli Dylgjeri, i cili me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se Nano ka rezervuar pjesëmarrjen e tij në festën e 25 vjetorit të PS-së.

“Lajm i min fundit, për pjesëmarrjen e Fatos Nanos në festën e PS.
Pyetjes, a do jeni pjesëmarrës në festimet e 24 vjetorit të themelimit të PS, Z. Nano ju përgjigj shkurt:
Po pres 25 vjetorin…”, citohet në mesazhin e Dylgjerit në “Fb”.

Ditëlindja e 24 e Partisë Socialiste ishte më datën 12 qershor, ndërsa festimet për këtë ditë u zhvendosën të mbahen pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, pikërisht sot.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: