TIRANE– Gjykata Kushtetuese ka organizuar ditën e sotme një konferencë me rastin e 25-vjetorit të krjimit. Të pranishëm në këtë takim ishin Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ajo çka ra në sy ishte mungesa e ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin tonë, të cilët jemi mësuar t’i shohim në tryeza të tilla.

Burime për “News24” dhe “BalkanWeb” sqarojnë se një ftesë nga administrata e Gjykatës Kushtetuese i kishte shkruar dhe dy ambasadorëve të rëndësishëm në vend, Donald Lu, dhe Romana Vlahutin.

Por siç edhe u pa, dy ambasadorët nuk kanë qenë të pranishëm në këtë konferencë të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese.

Sot pritet të jetë një ditë me zhvillime në politikë, pasi në orën 11 është parashikuar mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, ku do të diskutohet kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit të deputetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb