Ish kryeministri Sali Berisha do të vizitojë këto ditë Hungarinë dhe Rumaninë. Konkretisht Berisha do të marrë pjesë si i ftuar nderi në ceremonitë që zhvillohen në këto dy qytete, në përkujtim të 25 vjetorit të fillimit të revolucionit antikomunist, rolin e jashtëzakonshëm e të pa zëvendësueshëm që Hungaria luajti në rënien e Murit të Berlinit. Kështu në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ‘Sot jam nisur për në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest dhe në Timishoara të Rumanisë, qyteti djep i revolucionit antikomunist që rrëzoi diktaturën e Çausheskut në Rumani për të marrë pjesë si i ftuar nderi në ceremonitë që zhvillohen në këto dy qytete, në përkujtim të 25 vjetorit të fillimit të revolucionit antikomunist, rolin e jashtëzakonshëm e të pa zëvendësueshëm që Hungaria luajti në rënien e Murit të Berlinit. Në këto takime do të mbaj fjalë përshëndetëse mbi eksperiencën e rrëzimit të komunizmit në Shqipëri dhe mësimet e tranzicionit drejt demokracisë. Gjatë qëndrimit tim në Budapest do të zhvilloj takime të veçanta me Kryeministrin hungarez Victor Orbán dhe Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér si dhe me miq të tjerë, eurodeputetë e zyrtarë të pranishëm.

Në këto ceremoni janë të ftuar edhe burra të tjerë shteti që kontribuuan në rrëzimin e Perdes së Hekurt dhe perandorisë komuniste apo në tranzicionin demokratik, si ish presidenti polak dhe lider i sindikatës antikomuniste Solidarnost, Lech Walessa, apo ish presidenti i Rumanisë, z. Constantinescu, apo edhe eurodeputetë hungarezë, rumunë dhe nga Europa Perëndimore’-shkruan Berisha

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: