[fbvideo link=”https://www.facebook.com/uefaeuro/videos/1158799357506242/?pnref=story” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar stërvitjen e parë përpara ndeshjes kundër Rumanisë. Për shkak të shiut, të dyja stërvitjet si e jona ashtu edhe e kundërshtarëve janë anuluar për tu zhvilluar në stadiumin e Lionit.

Kombëtarja në orën 18.15 ka zbritur për tu stërvitur në kompleksin sportiv të klubit vendas. Vetëm Naser Aliji, i cili ka ndjerë mbrëmë dhimbje në kofshën e djathtë ka bërë stërvitje të diferencuar. Pjesa e parë e stërvitjes ka qenë nxehje nëpërmjet lojërave dhe kuadrateve të ndryshme.

Pastaj përgatitësi atletik ka zhvilluar ushtrime të ndryshme aerobike dhe sprinte të ndryshme. Pas gjysmës orës së parë, ekipi ka nisur pjesën më të rëndësishme, atë taktike. Pas 70 minutave skuadra, është rikthyer në hotel “Golden Tulipe” i cili për dy ditë do të jetë rezidencë e skuadrës tonë kombëtare.(fshf.org)
(b.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb