TIRANE-Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka uruar 27-vjetorin e PS përmes një statusi në Facebook. Tahiri thotë se jeta i ka sjellë momente të vështira.

“Momente të vështira ka gjithmonë, jeta ma solli ta kuptoj shume mirë ketë. Ka plot të tjerë që kanë parë e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot. Por dikur, do ringrihemi! Heret, më shume se vonë. Për gjithçka nuk bëmë dot, e gjithçka duhet të bejmë për të mos u perkulur para padrejtësisë”- shkruan ndër të tjera Tahiri.

Statusi i plotë:
Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burrash e grash, te rinj e te reja ne PS.
Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.
Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.
Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.
Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.
Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.
Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastrehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.
Gezuar!
y67ghbn
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: