NGA: Enrik Mehmeti
VLORE-
Dy ditë pas vdekjes në maternitetin e Vlorës të 28-vjeçares Elda Beqo familjarët e viktimës apelojnë për zbardhjen e ngjarjes, e akuzojnë mjekët si shkaktarë të vdekjes së nënës së dy fëmijëve.

Në familjen e viktimës, ashtu edhe në atë të bashkëshortit të saj janë hapur dyert e mortit.
Familjarët e Elda Beqos theksojnë se ajo nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe cilësojnë si shkak të vdekjes mbidozimin me anestezi.

Elda Beqo jetonte në kushtet e varfërisë së tejskajshme, e po në të njëjtat kushte jetojnë edhe prindërit dhe vëllai i saj. Dilema e madhe për ata është sesi do të arrijnë të rrisin dy djemtë jetim, njëri i sapolindur e tjetri në moshën 5-vjeçare, ndërsa babai i tyre është i papunë dhe i sëmurë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: