TIRANE – Konsumimi i 3 filxhanëve kafe në ditë i bën mirë shëndetit, ka konfirmuar një studim i fundit. Ekspertët kanë zbuluar se konsumuesit e rregullt të kafes janë 17% më pak të rrezikuar të kenë një vdekje të parakohshme krahasuar me ata që nuk e konsumojnë fare.

Rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës gjithashtu është 1/5 më i vogël, për sëmundjen e alcajmerit me 1/4 , ndërsa për sëmundjen emëlçisë më shumë se 1/3. Konsumuesit e rregullt janë gjithashtu 18% më pak të rrezikuar të preken nga çfarëdolloj kanceri krahasuar me ata që e pinë me raste kafen shkruan Shëndeti.

Mbrojtja është më e madhe për kancerin e mëlçisë dhe të zorrës. Konsumimi i lartë i kafes përgjysmon gjithashtu rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të artritit dhe ul me 1/3 rrezikun e zhvillimit të diabetit. Megjithatë, gratë duhet të mos konsumojnë shumë kafe gjatë shtatzënisë.

Shkencëtarët nga Universiteti Southampton analizuan të dhënat nga 218 studime të mëparshme. Ata besojnë se përbërësit natyralë të kafes rrisin mirëqenien duke përmirësuar funksionin e mëlçisë dhe forcuar sistemin imunitar. Studimi, i publikuar tek Revista Mjekësore Britanike, ka arritur në përfundimin s edisa filxhanë kafe në ditë “i bëjnë mirë shëndetit dhe jo
keq”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb