TIRANE- Për të bërë funksional Aeroportin e Kukësit nevojiten vetëm 2.5-3 milionë euro investime. Drejtori i Politikave për Transportin Ajror, Krislen Keri në një prononcim për ATSH-në thotë se Aeroporti i Kukësit është ndërtuar në vitin 2005 dhe çertifikuar në vitin 2007, ndaj nevojiten vetëm rreth 3 milionë euro për ta bërë atë funksional.

Keri tha se ka patur interes nga investitorë të ndryshëm për të vepruar në këtë aeroport. Sipas tij, nevojiten vetëm dy ndërhyrje që kanë të bëjnë me nivelimin e pjesëve anësore të pistës për të garantuar sigurinë e avionëve që ulen dhe bërjen e rrugës së sigurisë brenda aeroportin.

Ai po ashtu theksoi s eka dy mënyra për të vënë në funksin këtë aeroport, mënyra e kërkuar dhe jo e kërkuar. Një mënyrë është kur një kompani ofron studimin e të marrjes së kësaj vepre. Por tha ai ne nuk do të presim këtë kërksë, por do të vijojmë me bërjen e planit të ndërhyrjeve në infrastrukturë por edhe studimin aeronautik dhe për ktëë tha ai është biseduar me Albcontrollin i cili do të nis një studim për të sjelë në standard këtë aeroport. “Do të shikohet mënyra e dhënies përmes partneritetit publik- privat ose me kontratë menaxhimi në rast se qeveria kryen investimet”, tha Keri

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka parashikuar që brenda 1 viti të vërë në funksion aeroportin e Kukësit për të ofruar fluturime ndërkombëtare për qytetarët. Keri, thekson se me futjen e kompanive low cost synohet të tërhiqen pasagjerë edhe nga vendet fqinje. Parashikoeht që ]mimet maksiale të variojnë 50-70 euro për segment , bëri të ditur ai.

Javën e kaluar Ministria e Transporteve dhe kompania koncesionare që administron aeroportin e Rinasit Tirana Airport Partners (TIA) njoftuan arritjen e marrëveshjes, që ministri Haxhinasto e vlerësoi si historike heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve.

Në këmbim të heqjes së ekskluzivitetit dhe hapjes fillimisht të aeroportit të Kukësit apo aeroporteve të tjera që mund të ndërtohen në vendin tonë, kompanisë iu zgjat kontrata koncesionare me 2 vite

Aeroporti i Kukësit Zayed bin Sultan Al Nahyan është një aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Aeroporti i Kukësit mban emrin e ish-emirit (mbretit) Sheh Zayed bin Sultan bin Zayed Al Nahyan të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërtimi i këtij aeroporti nisi në muajin maj të vitit 2002. Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 aeroplane. Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: