TIRANE- Të tjera detaje dalin në dritë pas lëshimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të urdhër-arresteve për 3 zyrtarët e Policisë. Mësohet se zyrtarët, të cilët dyshohet se janë përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit, Jaeld Çelën, Sokol Boden dhe Gjergj Kohilën, janë mbajtur në vëzhgim nga agjentët e SHISH.

Informacioni u dha nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”. Ai theksoi se ky veprim është bërë për t’u siguruar se ata nuk do të largoheshin nga vendi.

Jaeld Çela ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës për rreth 2 vjet, Sokol Bode ka drejtuar policinë kufitare në Dhërmi, ndërsa Gjergj Kohila ka qenë shef i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb