Merkato e kësaj vere është afër mbylljes pasi të enjten kur ora të shënoj 24:00 nuk do të mund të bëhet asnjë lëvizje, por gjithsesi deri atëherë disa transferime qindramilionëshe pritet të ndodhin.

LIVERPOOL, ENGLAND - JANUARY 21: Philippe Coutinho of Liverpool in action during the Premier League match between Liverpool and Swansea City at Anfield on January 21, 2017 in Liverpool, England.  (Photo by Julian Finney/Getty Images)
LIVERPOOL, ENGLAND – JANUARY 21: Philippe Coutinho of Liverpool in action during the Premier League match between Liverpool and Swansea City at Anfield on January 21, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

I pari është Phillipe Coutinho që ka kërkuar largimin nga Liverpul, por ende Barcelona nuk i ka bërë ofertën e kënaqshme klubit anglez për brazilianin. Pavarësisht kësaj në mediat britanike raportohet se për 25-vjeçarin klubi nga katalonja në 4 ditët e ardhshme do të depozitojë 150 mln eurot për të bërë të tyrë numrin 10. Coutinho ende nuk është grumbulluar nga Liverpul për sezonin e ri ç’ka dëshmon qartë dëshirën e tij për të kaluar në “La Liga”.
nintchdbpict000327490350-e1496845573248
Më pas është Alexis Sanchez. Futbollistit të Arsenal i mbaron kontrata në fund të sezonit që sapo ka nisur dhe kjo do të thotë se “topçinjtë” mund t’a humbasin me parametër zero. Për të mendohet një kalim drejt Gjermanisë te Bayern Mynchen por së fundmi në garë është futur edhe Manchester City. Arsena Venger ka pohuar se pavarësisht milionave që mund të vijnë në drejtim të kilianit do të preferoj ta mbaj në skuadër dhe t’a humbas me kosto zero sezonin e ardhshëm. Gjithsesi mos u habisni nëse me 31 gusht ai bëhet pjesë e ekipit të Guardiolës, Manchester City.
Monacos-Kylian-Mbappe-Lottin-celebrates-scoring-their-third-goal
Në fund është Kylian Mbappe. Për 18-vjeçarin Paris SG ka arritur marrëveshjen si me lojtrarin ashtu edhe me klubin mbi bazën e 180 mln eurove, por problemi i vetëm sipas mediave në Francë qëndron “UEFA”. Institucioni më i madh drejtues i futbollit në Europë po vëzhgon klubin miliarder për shkak të “fair play finciar” dhe për momentin nuk mund të shpenzojë asnjë euro. Pas kalimit të Neymar në Paris, “UEFA” po shqyrton të gjithë dokumentacionin për të parë nëse ka shkelje. Në rast që gjithçka është nërregull siç pretendojnë drejtuesit e klubit parizien, atëherë mbetet të shpresohet që ky hetim të mbarojë para datës 31 dhe Mbappe të quhet lojtar i Paris SG.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb