AUSTRALI – Plazhi i famshëm Bondi Beach në Australi u pushtua nga ngjyra e kuqe edhe e bardhë teksa 320 persona të veshur me kostumin e Babagjyshit të Vitit të Ri pushtuan dallgët e Oqeanit.

Sipas medias australiane, kjo pjesëmarrje masive e babagjyshëve sërfistë tashmë ka hyrë në Librin Guinness, pasi bëhet fjalë për një rekord të ri për numrin më të lartë të te pranishmeve në leksionet e serfit. Ishte një eveniment ku argëtimi i serfistëve ishte në nivelet më të larta.

Aktiviteti u organizua nga ‘One Wave’, një organizatë jofitimpruresë që synon të rrisë vëmendjen në drejtim të shëndetit mendor si dhe për shkollat lokale të serfit.(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb