TIRANE – Një këngëtare e Festivalit të Fëmijëve në Elbasan, që kur ishte fëmijë, Heroida kishte një ëndërr,  të bëhej këngëtare. Por familja nuk e lejonte që të ndiqte ëndrrën e saj. Nga kjo pengesë e madhe, Lida ishte detyruar të fshihej, të gënjente, por të mos e linte pasionin për muzikën. Sot, në “E diela shqiptare”, Lida erdhi me një qëllim – të takojë vëllain e saj nga babai, Abedinin, i cili para shumë vitesh e ka strehuar në familjen e tij pikërisht në një kohë kur familja e kishte braktisur: “Ishte një natë kur u ktheva nga provat në orën 10 pa çerek të darkës.

Vëllai i vogël më goditi me rrip, pastaj erdhi mamaja nga puna, më kyçi në një dhomë, më preu flokët, më lidhën, më bënë një rrahje me ca hekura me prizë, më rrahën shumë keq sa nuk mund të imagjinohet… Më mbajtën mbyllur në dhomë, derisa një ditë ma hapi derën im atë dhe më kërkoi një gotë ujë. i thashë se nuk mund të jetoja më në këtë gjendje dhe vendosa të largohem nga shtëpia…” – tregon Lida në “Ka një mesazh për ty” raporton Klan.

418057c9e4347e458a87d5b9f1651229

E vetme dhe në një moshë mjaft të re, vetëm 14 vjeç, Lida vendos të marrë trenin për në Durrës – atje ku kishte gjyshin dhe dajat, por kishte frikë të shkonte. Ashtu, pa lekë as për një biletë, ajo mori rrugën drejt vëllait nga babai. Në shtëpi kishte dëgjuar shpesh se kishte edhe një vëlla nga martesa e parë e të atit. Vendosi të shkojë tek ai dhe ashtu bëri. Familja e tij e pranoi, e strehoi, por pas pak kohësh Lida u njoh me një djalë të bukur me të cilin u dashurua: “Isha 16 vjeç, njoha një djalë, nuk e dija nga ishte, e dashurova, më tha të dua, i thashë të dua, u martuam. Ai më dërgoi në Fier. Familja e tij ishte internuar, i ati ishte pushkatuar, ishin të internuar që kur Ferizi (bashkëshorti) ishte ende në barkun e së ëmës.”

0757f08df51a8df9c6db69a5f34dfaef

E detyruar të bëjë këtë zgjedhje, Lida vendosi të ndahet nga bashkëshorti dhe të jetojë larg tij bashkë me vajzën, Rosalindën: “Me mori babai, më gënjeu në fillim. Më tha të vish të takohemi. Vajta, isha e martuar, isha shatzënë. Pas një jave, ma hapi babai këtë bisedë. Më tha ‘po më do mua, nuk do shkosh më atje dhe me tregoi letrën e komitetit, kam qarë. Vendosa që të ndahesha, por duhet të lindja fëmijën, pastaj të ndahesha. Ndenja në spital në Elbasan kur isha 6 muajshe shtatzënë dhe dola nga spitali kur ime bijë ishte 6 muajshe… Pastaj më martuan dhe me martesën e dytë kam një djalë.”

b5843f108f7656fba70f9fbc3516b482
Pas shumë vitesh, ajo u largua në Greqi bashkë me familjen e saj të re. Lindi edhe një djalë nga martesa e dytë, Gentjanin, por mendjen e kishte akoma te Abedini, vëllai që kishte lënë pas e që nuk i kërkoi dot falje për largimin në moshën 16-vjeçare.
Sot, ajo e ftoi Abedinin në studio për t’I lënë një mesazh: “Mirë se erdhe, kam ardhur të të kërkoj falje, të kam trokitur në derë në një moshë shumë të vogël, të jam shumë mirënjohëse, ti je gjaku im, je vëllai im. Unë kam dashur që edhe vëllezërit dhe motra ime të kenë lidhje me ju, por ata nuk më pranuan… të kam kërkuar gjithandej” – tha Lida e emocionuar.
I lumtur dhe i përlotur nga surpriza, Abedini i tha së motrës se edhe atë e kishte marrë malli dhe se nuk do të ndahen më kurrë duke filluar nga kjo ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb