TIRANE – Mijëra fëmijë vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut dhe nuk janë diagnostikuar akoma, tregojnë të dhënat e reja. Studimi, i kryer nga Shoqata Amerikane e Pediatërve, është i pari që tregon se fëmijët e moshës 3-18 vjeç nuk kontrollohen asnjëherë për tensionin e gjakut.

Sipas studiuesve amerikanë, vetëm 23% e fëmijëve me tension të lartë të gjakut janë diagnostikuar me këtë sëmundje. Kjo do të thotë se qindra mijëra fëmijë, pa e ditur, mund të jenë në rrezik për prekjen nga sëmundjet e zemrës, diabetit ose kancerit para se të rriten shkruan Shendeti.com.

Autori kryesor i studimit, dr. David Kaelber, u bën thirrje pediatërve që t’i kushtojnë rëndësi këtij problemi.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Case Western Reserve analizuan të dhënat shëndetësore elektronike të 400 mijë fëmijëve të marra nga sajtet e kujdesit parësor të rreth 200 spitaleve pediatrike në të gjithë shtetin, përgjatë viteve 199-2014.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb