ITALI- Kufoma e një 39-vjeçari shqiptar është gjetur në zonën pyjore në malet e Eupilios në Como, Itali.

Mediat italiane shkruajnë se kufoma i përket shqiptari Besnik Metaj, ndërsa trupi i pajetë u zbulua rastësisht mëngjesin e së dielës gjatë pastrimit të pyjeve. Hetuesit kanë arritur ta identifikojnë falë gjurmëve të gishtave, pasi viktima ishte sinjalizuar për çështje droge dhe vrasja duhet të ketë ndodhur sipas policisë në një zonë të malavitës.

itali kufoma
Sipas rezultateve të para të autopsisë, shqiptare është ekzekutuar me dy plumba pistolete në kokë nga një distancë e afërt.

Data e saktë e vdekjes nuk është përcaktuar ende me siguri edhe pse sipas të dhënave të para duhet të ketë ndodhur një muaj më parë.

shqiptari kufoma

Metaj nuk rezulton se kishte të njohur në Comasco, ndaj dyshohet se është sjellë në vendin ku u gjet pasi është vrarë dhe se krimi ka ndodhur diku tjetër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb